Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Në një aksion operativ në Galiçnik, policia arrestoi pesë persona dhe gjeti disa lloje droge në tendat e tyre, duke përfshirë marihuanë, kokainë dhe pilula, të cilat u konfiskuan për procedura të mëtejshme.

Dje, midis orës 19:20 dhe 20:45, në fshatin Galiçnik në vendin e quajtur “Stopance”, oficerë policie nga SP Gostivar dhe SP Mavrovë, në kuadër të një aksioni operativ, privuan nga liria pesë persona, A.J. (32), M.M. (38), K.S. (45) dhe V.V. (44) nga Shkupi, si dhe R.T. (38) nga Kumanova.

 

Gjatë një kontrolli të tendave ku po qëndronin individët, u gjetën dhe u konfiskuan disa pako me 

marihuanë , substancë pluhur të bardhë dhe të kokrriza, kërpudha halucinogjene dhe tableta .

 

 

 

 

Personat janë ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë një parashtresë përkatëse.

The post Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike appeared first on Alsat.