Me propozim të Ministrisë së ekonomisë, qeveria e miratoi shportën e vjeshtës. Me këtë ngrihet marzha e përfitimit bruto në 10% për tregti me pakicë dhe me shumicë. Shporta e vjeshtës përmban 73 produkte ushqimore që janë produkte bazë që i blejnë qytetarët.
Produktet e përfshira në shportën e vjeshtës, tregtarët duhet t’i shënojnë me mbishkrimin “Më pak shpenzime, më shumë për ty” që është publikuar në ueb faqen e Ministrisë së ekonomisë dhe punës.
Kreu i LSM-së, Sllobodan Trëndafillov tha se është mirë gjithçka që bëhet në interes të punëtorëve, sidomos në drejtim të uljes së çmimeve.
Nga Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore dje kërkuan që të rishqyrtohet kjo masë, për shkak se vlerësojnë se e njëjta nuk korrespondon me mentalitetin e zhvillimit ekonomik, për shkak se me këtë qeveria drejtpërsëdrejti ndërhyn në tregun e lirë me çka shkatërrohet ky koncept, ku çmimet duhet të caktohen sipas ofertës dhe kërkesës.
Kjo masë do të vlejë deri më 31 tetor të këtij viti. Megjithatë, në periudhën që vijon masa për shportën e vjeshtës do të zbatohet edhe në të ardhmen, si shportë e Krishtlindjeve, e Ramazanit, e Pashkëve, d.m.th. gjatë festave kur zakonisht shtrenjtohen produktet bazë.