Të ndryshuar plotësisht në pamjen fizike, në bankën e njëjtë të të akuzuarve, për herë të parë u ulën pestë të akuzuarit për rrëmbim, ndihmë dhe vrasje të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski.

Babai i Vanjës, Aleksandri, para gjykatës deklaroi se nuk është fajtori dhe se gjatë procesit do të japë kontribut për zbardhjen e rastit.

Prokuroria në fjalët hyrëse kumtoi se ka prova të pakontestueshme sipas së cilave të akuzuarit e kanë planifikuar dhe kryer kidnapimin e dy viktimave të cilat më pas i ka likuiduar me gjuajtje me armë në kokë i akuzuari Pallevski.

Prokuroria me kërkesë të nënës së të miturës së vrarë kërkoi përjashtim të opinionit nga debati kryesor, por trupi gjykues nuk e pranoi propozimin. Personi i autorizuar i nënës dhe motrës së Vanjës, paralajmëroi se në mënyrë shtesë do të formohet kërkesë për dëmshpërblim. Procesi gjyqësor vazhdon më 7 tetor me marrjen në pyetje të dëshmitarëve, ndërsa gjykatësi Ivica Stefanovski për në tetor caktoi 5 seanca gjyqësore.