“Hapeni shkollën”, “Kush po na diskriminon?” pyesin nxënësit e shkollës së re fillore që është ndërtuar sivjet në lagjen Vizbeg të Shkupit. Që kur ka filluar viti i ri shkollor më 2 shtator, ata ende nuk i janë gëzuar bankave shkollore
Përpos kësaj, ata as nuk mund të kthehen në shkollat ku kanë mësuar më parë, sepse nga atje i kanë tërhequr dokumentet. Problemi siç thonë është se shkolla nuk ka ende mësimdhënës.
Kontaktuam drejtorin e shkollës “Vizbeg”, Kadri Elezin. Tha se në fillim të javës së ardhshme hapet konkursi për punësimin e mësimdhënësve dhe për këtë janë dakorduar me komunën.
Pyetëm edhe kryetarin e komunës së Butelit, Darko Kostovski. Na tha se konkursi tanimë është hapur dhe çdosecili që është i interesuar dhe mendon se i plotëson kushtet, mund të aplikojë. Konkursi zgjatë 3 ditë, pra deri të martën.
Kostovski njoftoi se konkursi është hapur për 13 mësimdhënës, ndërsa drejtori i shkollës tha se do të kërkesa është për 21 mësimdhënës. Hapja solemne e kësaj shkolle u bë më 2 shtator, në ditën e parë të shkollës dhe dita e vetme kur nxënësit e kësaj lagjeje mundën të futeshin në shkollën e tyre të re.