Duke i shqyrtuar raportet e Qendrës për menaxhim me kriza, Qeveria ka siguruar 52 milionë denarë nga rezervat shtetërore për vitin 2024 për rritjen e buxhetit për Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, transmeton TV21.

41 milionë denarë do të shkojnë për mbulimin e shpenzimeve të DMSh-së gjatë shuarjes së zjarreve dhe 10.5 milionë denarë për personelin e ekipeve të shpëtimit që do të vijnë nga jashtë shtetit.

“Qeveria siguroi 52 milionë denarë nga rezervat shtetërore për vitin 2024, për rritjen e buxhetit të DMSh-së për shlyerjen e shpenzimeve për shuarjen e zjarreve. Nga këto mjete, 41 milionë denarë janë për DMSh-në, kurse 10.5 milionë denarë janë për mbulimin e shpenzimeve për qëndrim, ushqim dhe transport të personelit gjatë qëndrimit në shtet të ndihmuesve të jashtëm gjatë ballafaqimit me zjarret”, qëndron në njoftimin e Qeverisë.