Në një postim në rrjetin sociale Facebook, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj me tone të ashpra ka bërë një apel te të gjithë ata që mendojnë te vënë në rrezik ushtrinë amerikane në Kosovë.

Më poshtë ju sjellim postimin e plotë:

Kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë, as nuk i takon Kosovës dhe as nuk do t’i takojë Kosovës. Është vetëm kundër Kosovës. Dhe, si armik i Kosovës do të trajtohet!

Prandaj, ose do të jetë në burg ose do të ikë e fshehet nga Kosova! Pavarësisht çfarë shtetësie ka dhe çfarë detyre ka, ai-ajo-ata do të ndëshkohen!

P. S
Të gjithë ju që keni përgjegjësi shtetërore, nëse e gjeni veten këtu, pas lutjes (edhe publike) amerikane për Qeverinë e Kosovës, dijeni se s’do ta keni mbrojtje petkun që ju mbështjellë përkohësisht!