Analisti dhe gazetari nga Kosova, Berat Buzhala në Opinion me Blendi Fevziun ka folur për arrestimin e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, transmeton TV21.

Sipas Buzhalës, të gjithë kanë pasur dijeni për arrestimin e kreut të Tiranës, por jo edhe Veliaj.

“Është i parikuperueshëm dëmi që është bërë. Kërkesa për arrestimin e tij ka qenë një farë lloj kronike e paralajmëruar. Diqysh krejt e kemi ditur se Erionin kanë me arrestu. Ndoshta vetëm ai s’e ka ditur”, tha Buzhala.

Buzhala sqaroi më tej se paralajmërimi është nënkuptuar nga luksi që e bëjnë shumica e zyrtarëve në Tiranë.

“Luksi i madh… Për shembull, sa për krahasim, s’kam qare pa e përmend Kosovën… Për shembull, “Range Rover”-at që i sheh te zyrtarët në Tiranë, te fëmijët e zyrtarëve, te ne (Kosovë) nuk i sheh. Ndoshta i kanë lekët – por nuk i shohim. I mbajnë…”, tha më tej Buzhala.