Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, nga sot deri të shtunën do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje të herëpashershme shiu.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëron se sot dhe nesër priten reshje më të dendura (mbi 25 l/m² në 24 orë).
Për shkak të depërtimit të një mase më të ftohtë ajri nga veriu, nga nesër në zonat malore reshjet do të kalojnë në borë, ndërsa temperaturat ditore do të bien për 4 deri në 6 gradë, krahasuar me sot.
Stabilizimi i motit pritet të dielën.
