Ka nisur restaurimi i kalldrëmeve në “Rrugën e Samarxhinjve” në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Në njërën nga rrugët më të moçme të zanatçinjve pritet të rregullohet edhe infrastruktura nëntokësore. Kryetari i Komunë së Çairit, ku edhe graviton Çarshia Vjetër, Izet Mexhiti tha se po rikonstruohet rruga dhe 5 degëzimet në një hapësirë totale prej 1,567m2 në vlerë prej 470 mijë eurove.

IZET MEXHITI, KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT
(0039/0.41-1.10)
-Së pari po ndërhyjmë aty ku për vite me radhë ka pasur probleme më të mëdha nëntokë, do të zëvendësojmë tërësisht rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit për t’i dhënë fund vështirësive me kullimin dhe furnizimin me ujë. Së dyti, po ndërtojmë infrastrukturë moderne energjetike dhe digjitale, rrjet i ri elektrik dhe fibra optike që i japin Çarshisë kapacitet për zhvillim dhe konkurrueshmëri për bizneset. Së treti, po rikthejmë identitetin vizual me gurë travertin cilësorë dhe ndriçim në stilin tradicional.”

Ministri i Kulturës, Zoran Lutkov, tha se Çarshia e Shkupit është një nga atraksionet e vizitorëve të huaj, të cilët në vend vijnë për turizëm kulturorë dhe kryeqytetin e vizitojnë pikërisht për Çarshinë.

ZORAN LUTKOV, MINISTËR I KULTURËS DHE TURIZMIT
(0040/1.22-1.46)
-Si Ministri e Kulturës dhe Turizmit kujdes të posaçëm do t’i japim Çarshisë së Vjetër të Shkupit sepse vërtetë me lidhjen e kulturës dhe turizmit, vizitorët që vijnë në Maqedoni më së tepërmi e vizitojnë vendin tonë për turizëm kulturorë. Në kryeqytet, Çarshia e Vjetër e Shkupit është gjeneratori kryesorë për zhvillimin e turizmit.”

Nga shoqata e zejtarëve druajnë që me të restauruar këto lagje mund të largohen teneqepunuesit pasi që mund të rritet qiraja e lokaleve dhe të njëjtat të kthehen në kafene e restorante. Ata nuk folën para kamerës, por nga “esnafi i çarshisë” tha se këto zanate të vjetra duhet të mbrohen si atraksione turizmi.

BUJAR DULLOVI, KRYETAR I SHOQATËS SË ZEJTARËVE “ESNAFI ÇARSHISË”
(0041/1.30-2.10)
-Duhet një partneritet i mirë mes neve dhe Ministrisë së Kulturës për të mbajtur një zejtar, i cili me çekanin e tij e mban familjen dhe shumë aktivitete tjera. Nuk jemi aq të fuqishëm për ti mbrojtur ne, por nuk do të thotë se zhduket si zanate, ato mund të modernizohen në zanatet si teneqepunuesit. Rruga do të bëhet një atraksion turistik për të ardhmen ne jemi të vetëdijshëm sepse kemi kufijtë e hapur për tregje të ndryshme, të cilat i mbysin këto zejtarë.

Ky projekt kap vlerën e afër 29 milion denarëve, të mundësuara nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Çairit. Kompania që zbaton projektin është “Lendi Grup”, ndërsa kompania mbikëqyrëse është “Urban Still Inzhenering”. Afati i përfundimit të punimeve nuk është bërë i ditur.