Bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit mund të rifillojnë “brenda dy ditëve të ardhshme”, i ka thënë presidenti amerikan Donald Trump gazetës “Neë York Post”.

“Diçka mund të ndodhë gjatë dy ditëve të ardhshme dhe ne jemi më të prirur të shkojmë atje (në Pakistan)”, i ka thënë ai gazetës.

Kjo vjen pas një takimi fundjave në Islamabad të Pakistanit, ku morën pjesë, ndër të tjerë, zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance dhe kryetari i Parlamentit të Iranit Mohammad Bagher Ghalibaf.

Bisedimet maratonike të së shtunës atje përfunduan pa një marrëveshje.

Ndërkohë, paraditen e së martës, media shtetërore e Iranit ka thënë se janë shkëmbyer mesazhe midis Teheranit dhe Pakistanit, por nuk ka “asnjë informacion” në lidhje me ndonjë marrëveshje për të zhvilluar bisedime të mëtejshme me SHBA-në.

E zyrtarët pakistanezë kanë deklaruar se përpjekjet për paqe janë duke vazhduar.