Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka vendosur ndalesë të tërësishme për lëvizje në pyje gjatë periudhës prej orës 00:00 deri në ora 24:00, në territorin që menaxhon Ndërmarrja Publike “Pyjet Kombëtare” – Shkup, transmeton TV21.

Ndalesa, siç thuhet në njoftim, vendoset pasi është rritur rreziku për paraqitjen e zjarreve në hapësirë të hapur.

“Ndalesa e tërësishme për lëvizje në pyje hyn në fuqi prej 01.07.2025 deri më 31.08.2025”, thuhet në njoftim.

Kjo ndalesë nuk vlen për:

Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, Policinë Pyjore, Qendrën për Menaxhim me Kriza, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Inspektorati Shtetëror për Pyje, Ndërmarrjen Publike “Pyjet Kombëtare”, subjektet që kryejnë aktivitete pyjore, prerje dhe transport të drurëve dhe personat që kanë aprovim për lëvizje në pyje me të cilat menaxhon NP “Pyjet Kombëtare” – Shkup.