-Edhe ne jemi me dinamikë shumë të mirë, tha mes tjerash zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, gjatë komentit të tij në Click Plus për rrugën eurointegruese të vendit. Sali tha se deri në muajin qershor do të jemi ndër shtetet me zhvillim më të shpejtë në plotësimin e kushteve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Besoj që do të jemi ndër shtetet me zhvillim më të shpejtë të plotësimit të kushteve, për arsye se e kemi kapur me seriozitet të lartë tash, me fokus kryesor agjendën reformuese”, tha Sali.
I pyetur nëse do të ketë ndryshime kushtetuese, Sali tha se ajo është pjesë politike dhe se për të njëjtat kërkohet garanci që nuk do të ketë pengesa në të ardhmen në rrugën eurointegruese.
“Janë dy procese që zhvillohen paralelisht, janë çështja e agjendës reformuese dhe çështja e ndryshimeve kushtetuese, dmth pjesën e agjendës reformuese po e shtyjmë me agjendë të përshpejtuar, që realisht i bie të jemi diçka paralel me Shqipërinë, me Malin e Zi”, tha mes tjerash Sali.
