Çellsi arriti një nga fitoret më mbresëlënëse të sezonit duke mposhtur Barcelonën 3:0 në “Stemford Brixh”, ndërkohë që portieri Robert Sançez u bë protagonist edhe pas ndeshjes me një deklaratë të fortë ndaj talentit katalanas, Lamine Jamal.
Barcelona nuk arriti të shënojë asnjë gol, ndërsa Çellsi dominoi plotësisht, madje rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë po të ishte treguar më konkret në fazën ofensive.
Një nga figurat kyçe të ndeshjes ishte mbrojtësi spanjoll Marko Kukurelja, i rritur në akademinë e Barcelonës, i cili neutralizoi plotësisht Yamalin dhe krahun e majtë të sulmit katalanas. Mbrojtësi i Çellsit u shpall lojtar i ndeshjes për paraqitjen e tij të jashtëzakonshme, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Robert Sançez, e “vulosoi” performancën me një koment që bëri bujë në rrjetet sociale dhe mediat angleze.
“Ku është Jamal? Ai është në xhepin e Kukureljës. Të gjithë duken shumë mirë derisa të arrijnë në Premier Ligën dhe të provojnë veten në atë nivel. Barcelona favorite? Jo, ne jemi favoritë”, deklaroi portieri pas ndeshjes.
Deklarata e Sançezit përmbledh në mënyrën më të mirë atë që ndodhi në fushë: një Barcelonë e pafuqishme, një Jamal i izoluar dhe një Çellsi i disiplinuar që kontrolloi plotësisht lojën.
Fitorja 3:0 mund të ketë pasoja të rëndësishme për vazhdimin e sezonit, duke rikthyer besimin te “Blutë” dhe duke vënë në presion skuadrën katalanase pas një nate zhgënjyese në Londër.
The post Sançez: Ku është Jamali? Ai është në xhepin e Kukureljës appeared first on Alsat.
