32-vjeçari shqiptar në Itali çan postbllokun dhe dëmton një nga efektivët gjatë përplasjeve
Një 32-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë në Itali, nën akuzë për disa grabitje.
Raportohet se shqiptari është arrestuar në autostradën Avellino, pas një tentative për tu arratisur.
Në fillim ishte Qendra Operative që sinjalizoi për një automjet të dyshimtë, duke bërë të munguar ngritjen e një postblloku ndaj shqiptarit. Por kur u urdhërua të ndalonte nga karabinierët, drejtuesi i makinës fillimisht e ngadalësoi shpejtësinë, duke u shtirur sikur ndaloi, por me një manovër të papritur ktheu marshin mbrapa dhe vazhdoi udhëtimin me shpejtësi të madhe, duke goditur edhe patrullën, deri në kabinën e pagesës së autostradës së Avellino.
Më tej, ai ka thyer barrierën dhe ka vazhduar arratisjen drejt Napolit. Ka qenë ndjekja edhe nga efektivët e kabinës lindore të autostradës së Napolit, në Pomigliano D’Arco, që arritën të ndalonin makinën të lëvizte. Gjatë përpjekjeve për të shpëtuar, shqiptari u konfliktua edhe me efektivët, duke u përleshur. Një prej tyre, efektiv i Policisë Rrugore, mori lëndime të lehta, pa rrezik jete.
Ndaj shqiptarit tashmë përveç akuzave për dia grabitje, rrëndon edhe “rezistencë ndaj zyrtarit publik, plagosje dhe dëmtim të dëmshëm”.