Me sharrë elektrike në dorë, duke ndjekur një efektiv policie nëpër rrugët e një qyteti skocez. Shqiptari Liridon Kastrati u shpall fajtor për vrasje të mbetur në tentativë për incidentin e ndodhur në majin e vitit të kaluar.
Oficeri, 35 vjeç, dëshmoi se kishte qenë i “tmerruar” ndërsa Kastrati e përndiqte duke tundur sharrën elektrike dhe duke ulëritur fjalë fyese. Ai tha se në ato momente besonte se po rrezikonte jetën: “Mendova se nëse nuk distancohem, do të më vriste. Besova se do të më priste krahët ose edhe kokën”.
Fillimisht, Kastrati u deklarua i pafajshëm për akuzat e tentativës së vrasjes ndaj katër oficerëve, por në fund u shpall fajtor vetëm për tentativë vrasjeje. Ndërkohë, akuzat për vjedhje makine, shkelje të qetësisë publike dhe shkelje të kodit rrugor u tërhoqën nga prokuroria.
The post Shqiptari me sharrë elektrike në dorë ndjek policët britanikë në mes të rrugës appeared first on Alsat.
