Situata me zjarret është stabile, sot ka një numër të vogël zjarresh, ndërsa zjarret e djeshme janë vënë nën kontroll. Këtë e deklaroi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, i cili u bëri apel qytetarëve të kenë kujdes që të mos shkaktojnë zjarr dhe çdo rast të dyshimtë ta raportojnë.
“Kemi pak më shumë se 5 zjarre në hapësirë të hapur dhe asnjëri prej tyre nuk ka kapacitet të shkaktojë rrezikim më të madh. Pres që të njëjtat së shpejti të shuhen nga zjarrfikësit. Gjatë ditës së djeshme kishim pak më shumë se 25 zjarre në hapësirë të hapur, të cilat u shuan. U bëj apel të gjithë qytetarëve që edhe më tej të jenë të ndërgjegjshëm dhe të kujdesshëm, që me sjelljen e tyre të mos shkaktojnë pa dashje zjarr. Nëse vërejnë sjellje të dyshimtë, ta raportojnë menjëherë në numrin 112 ose në stacionin policor më të afërt”, u shpreh Stojançe Angellov – drejtor i DMSH-së.
