Mirjana Pajkoviç, ish-sekretare shtetërore në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi, ka publikuar në Instagram një pjesë të korrespondencës me Dejan Vukshiçin, ish-shefin e ASK-së, i cili gjithashtu dha dorëheqjen pasi në publik dolën incizime eksplicite ku shfaqet ajo.
Në postimet e theksuara me titull “KËRCËNIME” në profilin e saj në Instagram, Mirjana Pajković ka publikuar një pjesë të komunikimit të supozuar me Vukshiçin, si dhe disa incizime të shkurtra të bisedave me, siç pretendon ajo, Vukshiçin, ku dëgjohet duke e kërcënuar.

Në një nga këto incizime dëgjohet duke i thënë se “i gjithë Mali i Zi do ta shohë”, me gjasë duke iu referuar fotografive dhe videove komprometuese të ish-zyrtares publike.
Ndër të tjera, ajo ka publikuar edhe një pjesë të bisedës ku Dejan Vukshiç i shkruan: “vetë ia ke mbyllur vetes karrierën”, ndërsa ajo i përgjigjet: “mos më kërcëno”.

Kërcënime nga kabineti i Milatoviçit?
Pajkoviç më herët kishte deklaruar se kishte marrë kërcënime madje edhe nga një telefon fiks nga kabineti i Presidentit të Republikës.
Gjatë dorëheqjes së tij, këshilltari i Jakov Milatoviçit, Dejan Vukshiç, e akuzoi atë se kishte qenë e lidhur edhe me klanin Kavaç.
Për rikujtim, Vukshiç në fund të vitit të kaluar dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe u deklarua përmes një njoftimi ku pretendonte se Pajkoviç “ia kishte përvetësuar telefonin celular në tetor të vitit 2024, i cili më pas ishte keqpërdorur”.
“Ai është pushtetari im i preferuar”
Kujtojmë se Mirjana Pajković, rreth katër vjet më parë, kishte marrë pjesë në një anketë ku si pushtetarin e saj të preferuar të Malit të Zi kishte përmendur Dejan Vukshiçin, ish-drejtorin e ASK-së.
Mirjana Pajkovip ishte pjesë e anketës që “Čegović TV” publikoi më 30 maj 2022. Pyetja ishte: “Cili është lideri juaj i preferuar i Malit të Zi?”
A nekad joj je bio omiljeni VLADAR Crne Gore.
pic.twitter.com/kHvmiE9BTm
— Montenegro
(@Mnehn_19) January 26, 2026
Shumica e të anketuarve u përgjigjën Petar Petroviç Njegosh, i cili sundoi Malin e Zi nga viti 1830 deri më 1851.
“I dërgova Milatoviçit një mesazh të sjellshëm”
Duke folur për kërcënimet e supozuara që kishte marrë nga Vukshiçi, Mirjana Pajkoviç deklaroi se i ishte drejtuar Presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, për ndihmë, por se nuk kishte marrë përgjigje. Vukshiç, përndryshe, kishte punuar edhe si këshilltar i Jakov Milatoviçit.
“Kisha numrin e tij të telefonit, i dërgova një mesazh të sjellshëm dhe korrekt dhe i dërgova video-incizimet e kërcënimeve nga këshilltari i tij. Nuk mora përgjigje. Ishim bashkë në një konferencë me rastin e Ditës së të Drejtave të Njeriut, që është një ironi e madhe. Ne të gjithë jemi para së gjithash qytetarë dhe qytetare, e pastaj bartës funksionesh. Dhe dëgjoja presidentin e shtetit, zëvendëskryeministrin, kryeprokurorin, gjyqtarin e Gjykatës Supreme – të gjithëve u janë plot gojët me të drejta, apo jo? Nga ana tjetër ishte ulur ombudsmani, ministri im, ndërsa në rreshtat e parë ishte viktima e dhunës ekstreme”, tha Pajkoviç, duke iu referuar vetes.
“Këshilla është ‘mos, hesht’”
Ajo zbuloi edhe nëse presidenti i shtetit i ishte përgjigjur.
– Këshilla ishte: “mos, hesht”. Presidenti i shtetit, as në atë takim personal e të drejtpërdrejtë, nuk veproi ndaj meje ashtu siç mendoj se autoriteti i parë i shtetit duhej të vepronte. Ai është president i shtetit, por ai është – Mirjanës i munguan fjalët.
Pasoi pyetja e moderatores nëse në atë konferencë ishte përshëndetur me Milatoviçin dhe i kishte kërkuar përgjigje.
“Po, kam kërkuar. Unë iu afrova dhe i thashë: President, ju lutem, shikoni mesazhin që ju kam dërguar dhe është shumë e rëndësishme që të reagoni për shkak të zhvillimeve të mundshme në të ardhmen”, tha Pajkoviç, duke shtuar se Milatoviç thjesht kaloi pranë saj dhe nuk tha asgjë.


