Sot do të zhvillohen 9 ndeshjet tjera të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Përballja që priten me padurim nga tifozët e futbollit, padyshim se është ajo e orës 21:00 në mes të Arsenalit dhe Bajern Munihut, të cilat janë lider të tabelës pasi kanë nga katër fitore në katër ndeshjet e para.
Përballja tjetër e fortë pritet të jetë ajo në mes Atletiko Madridit dhe Interit, e cila gjithashtu zhvillohet nga ora 21:00 në “Metropolitano”.
Gjatë orës 21:00 fillojnë edhe disa ndeshje tjera interesante sikurse ajo e Liverpoolit me PSV Aindhoven, Real Madridit në transfertë tek Olimpiakosi, PSZH-Totenham, Aintraht Frankfurt-Atalanta dhe Sporting Lisbona-Klub Brizh. Dy ndeshjet e vetme që luhen në orën 18:45 janë ato në mes të Kopenhagës dhe Kairat Allmati, si dhe Pafosit dhe Monakos.

The post Sonte pritet të zhvillohen derbit e zjarrtë në Londër dhe Madrid appeared first on Alsat.
