Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë Socialiste, kryeministri Edi Rama i ka besuar Ervin Demos dhe Albana Koçiut drejtimin e Partisë Socialiste në Bashkinë e Tiranës, ndërsa drejtuesit e qarqeve mbeten të pandryshuar.

Mësohet se brenda takimit ka pasur debate mes kryeministrit Rama dhe Elisa Spiropalit, pas kritikave publike që kjo e fundit ka shprehur për funksionimin e selize rozë dhe qeverisjen e vendit.

Mësohet se Rama i është drejtuar Asamblesë me pyetjen nëse Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca duhet të përjashtohen nga partia, por jo Erjon Veliaj, pasi siç është shprehur, ai i ka duart e lidhura.

Për këtë propozim janë shprehur kundër tre socialistë, Xhafaj, Braçe dhe Majko, duke mos e kaluar propozimin e kreut të partisë në votim, ndërsa Klosi rikonfirmoi pas mbledhjes se Spiropali vijon të jetë anëtare e PS.

Ndërkohë, që socialistët kanë ndezur motorët për zgjedhjet vendore të 2027. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, tha se Asambleja ka miratuar platformën  “Këshilltari i Bashkisë time”, për kedo që është i interesuar për t’u bërë pjesë e këshillave bashkiakë.

Klosi nënvizoi se forumet e partisë do të fillojnë në çdo qendër urbane apo zonë rurale një diskutim për punët e Shqipërisë dhe për atë çka është bërë gjatë qeverisjes socialiste./TVKlan