Kryetari i degës së BDI në Zhelinë, Emir Sulejmani ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shfyqizuar “ballancuesin” me çrast çdo punësim nga ky moment nuk do ketë të garantuar përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.
Me poshtë ju sjellim postimin e plotë të Sulejmanit:
Shfuqizimi i balancuesit nga Gjykata Kushtetuese është një akt i papërgjegjshëm dhe skandaloz që sulmon në themel parimin e përfaqësimit të drejtë!
Ky vendim hap rrugën për pabarazi të thelluar dhe diskriminim sistematik.
Po kthehemi në një epokë ku fuqia dhe interesat e ngushta do të sundojnë mbi të drejtat e qytetarëve të zakonshëm.
Ky është një abuzim flagrant i drejtësisë që duhet të dënohet fuqishëm!
Kush përfiton nga kjo padrejtësi dhe kush mban përgjegjësi për dëmin që po i bëhet barazisë në vendin tonë?
#JoDiskriminimit
#BaraziPërTëGjithë
#MbrojtjePërfaqësimit