Një plagosje me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

I plagosuri është identifikuar si Çele Shabaj, 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori Kristian Kakia është vënë në pranga, thuhet në njoftimin e policisë, së bashku me dy persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në Postribë, ku dyshohet se shkak është një konflikt i çastit për motive të dobëta.

Në operacion kanë marrë pjesë forcat “Shqiponja”, ndërsa është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se u plagos 43-vjeçari.

Njoftimi i plotë i policisë

Si rezultat i veprimeve të shpejta, Policia identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar dhe dy shtetas të tjerë.

Policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se u plagos 43-vjeçari.

Rreth orës 20:40, në Postribë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi K. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Ç. Sh., 43 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e 3 shtetasve për veprime të mëtejshme, mes tyre dhe autori i dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.