Një tentim vrasje ka ndodhur në Prishtinë mbrëmjen e së martës.
Një person është plagosur dhe është dërguar në spital, kurse Policia ka nisur hetimet.
Nuk raportohet për të arrestuar.
“Sot rreth orës 19:30 policia ka marrë informatën se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor të stacionit Veriu në Prishtinë, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë”, ka thënë Policia.