Tragjedi e rëndë në unazën e Shkupit: Katër persona humbin jetën në aksidentin e tmerrshëm. Marko Gjorgjievski, Petar Milanov, Adam Velkov dhe babai i tij, baritoni i operës Riste Velkov, janë katër viktimat e aksidentit të rëndë trafiku që ndodhi gjatë natës në unazën e Shkupit, pranë nyjës së Mirkovcit.
Jetët e Markos, Petarit dhe Adamit u shuan në moshën vetëm 20-vjeçare, ndërsa Riste Velkov humbi jetën në moshën 51-vjeçare.
Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur kur një shofer 76-vjeçar nga Kosova, duke drejtuar një kamion të tipit “MAN” me gjysmërimorkio, ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka depërtuar gardhin mbrojtës dhe ka kaluar në kahun e kundërt.
Më pas, kamioni është përplasur drejtpërdrejt me një veturë “BMW” në të cilën ndodheshin katër viktimat.
Si pasojë e përplasjes së fuqishme, ka shpërthyer zjarr dhe automjeti është djegur tërësisht. Në flakë është përfshirë edhe kabina e kamionit.
