Në kuadër të javës të 5-të të Ligës së Parë të Futbollit, dhe pas pushimit ndërkombëtar, kampionia aktyual i Maqedonisë, Shkëndija do të përballet me ekipin e Bashkimit.
Megjithatë, kjo ndeshje për “kuqezinjtë” e Tetovës do të jetë e katërta këtë sezon, duke marrë parasysh se ndeshja e fundit e javës së 4-të u shty për shkak të paraqitjeve të kuq e zinjëve në garat e “play-off”-it të Ligës së Evropës dhe ndeshjeve të përfaqësues së Maqedonisë U-21. Deri më tani, skuadra ka dy fitore dhe një “barazim” në kampionat.
Mbrojtësi i djathtë i Shkëndijës, Aleksandër Trumçi, foli për atmosferën në klubin tetovar në prag të sfidës kundër Bashkimit.
“Atmosfera në skuadër është shumë e mirë. Kemi bërë pak pushim, sepse kaluam një periudhë me një orar shumë të ngjeshur. Jemi përgatitur mirë për ndeshjen me Bashkimin. E kemi analizuar kundërshtarin dhe mund të them se Bashkimi është është një ekip shumë serioz dhe duhet ta marrim seriozitet të shtuar këtë ndeshje, të dalim në fushë, të japim maksimumin dhe të fitojmë tri pikët”, tha Trumçi.
Futbollisti i Shkëndisë tha se shpreson për një audiencë të madhe, një atmosferë të këndshme në Tetovë, me praninë e grupeve të tifozëve të të dyja ekipeve.
“Me padurim presim që të luajmë para tifozëve tanë, sepse na mungojnë në këto ndeshje. Do të japim maksimumin në çdo ndeshje për të fituar vendin e parë, që është objektivi ynë. Pres një atmosferë të mirë në stadium, sepse si ne, ashtu edhe kundërshtari ka tifozë të mirë. Pres një ndeshje të bukur, të cilën do ta shijojmë, si dhe publikun që do të vijë në stadium”, përfundoi mbrojtësi i djathtë nga Tetova.
The post Trumçi: Bashkimi është ekip serioz, duhet dhënë maksimumin për 3 pikët appeared first on Alsat.
