Në lidhje me situatën e krijuar me ujin e paketuar në Kosovë, “Ujë Rugova” e që në Maqedoninë e Veriut shpërndahet nga kompania “Dauti Komerc”, nga kjo e fundit kanë dalë me reagim, transmeton TV21.
Sqarojnë se të dhënat e publikuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Maqedonisë së Veriut, të cilat thonë se në ujin e importuar nga Kosova janë gjetur baktere, i referohen analizës së parë.
Nga Dauti Komerc bëjnë të ditur se është bërë edhe analizë e dytë, e cila siç thonë, ka treguar se “Ujë Rugova” i plotëson të gjitha kriteret e Rregullores për kërkesa të veçanta për siguri të ujërave natyral – mineral.
Bëjnë të ditur se do të bëhet edhe analizë e tretë për të qetësuar dhe qartësuar opinionin.
“Ju informojmë se së shpejti do të bëhet edhe një analizë e tretë për të qetësuar dhe qartësuar opinion. Në vazhdim ju dërgojmë detajet e mëposhtme”, thonë mes tjerash nga Dauti.
