Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë një video nga mikpritja e përzemërt e ushtarëve amerikanë ndaj saj, në West Point.

Osmani, në video thotë se ajo ka shkuar në vizitë në West Point, nga një vend që i është gjithmonë mirënjohës Amerikës.

“Faleminderit të nderuar. Unë jam këtu në emër të një kombi të bukur, Republikës së Kosovës, shtetit më pro-amerikan në botë. Unë jam këtu për të thënë faleminderit nga thellësia e zemrës për udhëheqjen tuaj, për guximin tuaj dhe për dedikimin tuaj për paqe dhe siguri, jo vetëm këtu në shtëpi, por edhe jashtë. Për shkak të njerëzve si ju, burra dhe gra në uniformën e SHBA-së, njerëzit e Kosovës janë të lirë, të pavarur dhe duke jetuar në demokraci”, deklaroi Osmani në fjalimin e saj.