Nëse hani të njëjtin mëngjes çdo ditë ose shpesh e anashkaloni atë, dhe më pas ndiheni jashtëzakonisht të uritur në punë, mund të jetë koha për të ndryshuar rutinën tuaj të përditshme. Ekspertët thonë se një dietë e larmishme që përfshin vakte të ndryshme i lejon zorrët tona të marrin më shumë lëndë ushqyese dhe përmirëson shëndetin e mikrobiomës.

Yahoo paraqet disa mëngjese tipike nga pjesë të ndryshme të botës:

  • Japoni: “Ichiju sansai” – supë dhe tre pjata, me oriz të zier në avull, supë miso, peshk dhe sallatë turshi.
  • Kosta Rika: “Desayuno tipico” – një përzierje orizi dhe fasulesh, vezësh të skuqura, banane të skuqura, frutash të freskëta, djathi dhe tortilla.
  • Meksikë: “Huevos rancheros” – vezë të skuqura në tortilla, të mbuluara me salsa dhe të servirura me fasule.
  • Brazili: Kafe, fruta të freskëta, bukë, djathë dhe proshutë.
  • India: Dosa, idli, paratha dhe poha – gatime tradicionale të përgatitura nga orizi dhe thjerrëzat e fermentuara.
  • Franca dhe Italia: Mëngjes kontinental – kafe dhe ëmbëlsira.
  • Suedi: Bukë, vezë e zier, kos dhe kafe.
  • Anglia: Mëngjes i plotë – proshutë, salçiçe, vezë, fasule të pjekura, domate dhe kërpudha.
  • Tanzania: “Mandazi” (e ngjashme me petullat), vezë dhe fruta.
  • Koreja e Jugut: Oriz, supë me alga deti dhe “banchan” – pjata anësore me perime të fermentuara.

Secili prej këtyre mëngjeseve ka përfitimet e veta shëndetësore, dhe ekspertët këshillojnë të hani një shumëllojshmëri ushqimesh për shëndet më të mirë dhe më shumë energji gjatë gjithë ditës.

The post Vakti i parë i ditës është më i rëndësishmi: Çfarë hanë njerëzit për mëngjes, më së shumti? appeared first on Alsat.