Një incident i armatosur ka ndodhur gjatë mesnatës që lamë pas, transmeton TV21.
Të shtënat me armë janë dëgjuar në lagjen Fushë Tophane në Çair, afër qendrës tregtare.
Jo zyrtarisht thuhet se ka edhe të plagosur, por ky informacion nuk është konfirmuar deri më tani nga Policia pasi ende nuk ka një përgjigje zyrtare.
Ndërkohë, kjo zonë e kësaj komune shihet e rrethuar me polici.