Nga VLEN thonë se zgjedhjet e vetme që do të mbahen janë ato lokale. Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nga VLEN thonë se “Kjo qeveri e ka shumicën e mjaftueshme për t’i vazhduar projektet në dobi të qytetarëve.”

“Ne jemi të vetëdijshëm për lojën politike të BDI-së, e cila – nga etja për pushtet dhe nga frika prej drejtësisë – synon një qeveri të Përzhinës, por kjo është e pamundur dhe nuk do të ndodhë asnjëherë. Për ne është e pashpjegueshme vetëm se pse Arben Taravari bëhet pjesë e kësaj loje të Ali Ahmetit për ta shpëtuar veten dhe familjen e tij”, thonë nga VLEN.