Nga Liridona Beqiri

Komentet e fundit me shpërthime emocionale të padenja të Kryeministrit Mickoski ndaj pyetjeve gazetareske në lidhje me deklaratat e z.Ahmeti dhe njërit nga deputet e pozitës shqiptare, pa përfillur rëndësinë e tematikës së pyetjeve, janë primitive e degraduese në mënyrën se si ai po luan teatrin komik të politikbërjes. I ngulfatur nga shumë halle shtetërore për të zgjidhur, Kryeministrit i pëlqen të tallet në mënyrën e vet. Nga ana tjetër politikanët shqiptar vazhdojnë marrin “shuplaka” e të habitur nga ky profil kryeministri pa përvojë politike deri tani, s’po e gjejnë formulën se si vetërreshtohen për të qenë të goditur.

Disa politikanë edhe bien me këmbët e tyre në grackat tallëse të kryeministrit e më pastaj presin të dalin nga kjo baltë nga lukunia e analistëve të caktuar.

Një pushteti të tillë gjithmonë i nevojitet diçka primitive, banale, groteske për të riprodhuar veten e për të ulur shqiptarë në cdo mundësi.

Por Kryeministri i dehur nga ky satisfakcion, harron që shqiptarët me raste të marrin seriozisht edhe kur ti pretendon se tallesh, e në tallje e gjen veten aty ku edhe lutjet e gjthë gjenit tënd s’të ndihmojnë dot. Ka kohë që duke ju uruar fat i thërret shqiptarët në guxim e tagër, por s’ka faj sepse kurrë më të dobët nuk i ka rastisur, por përsëri harron që jo cdo shqiptar i fryen sarkazmës së tij, aq më shumë nga figura që kësaj toke i shkundën rrënjët, e që disa paraardhës të humoristit ende nuk i’u është kthyer buzëqeshja nga tektonizimet e ndryshimeve politike të ngritjes së shqiptarëve, e ajo kujtesë historike duhet të rijetohet, sot pas ca vitesh, që të mos humbasë, mos devijojmë nga dogma kombëtariste.

Ky eklipsim, kjo metodë heuristike e Kryeministrit për bashkëpunim me shqiptarët, është shumë shterpe dhe empirike. Autocenzurat që ju imponohen politikanëve shqiptar janë disi të pranuara sepse nuk refuzojnë konformizmin, në emër të rekrutimit në betejat reale të kombit.

Nacionalizmi i Kryeministrit ngjan në pasta maqedonase me përbërës shqiptar, që po ju shtrohet në sofër shqiptarëve të uritur. Te ngopur (uritur), nga këtu vështirë të vlerësojnë nëse duhet të qeshin apo të qajnë nga këto tallje. Kryeministri është lehtësisht i prirur të qëlloj me rrebesh kundrejt shqiptarëve, ndërsa politikanët tanë ende deklarojnë që ka qëlluar vetëm në ajër e në ndërkohë po aktrojnë të vdekurin! Kur ke ‘fishekë” real nuk qëllohet në ajër!!
Më revolton kjo ndjenja e neutralitetit dhe indiferencës ndaj deklaratave cinike të tij, por deri kur do të tallet Kryeministri?! Pse teatrit të tij komik i duartrokasin shqiptarët e ju vjen për të qeshur nga karikatura e tyre?! Kujt i’a kanë borxh shqiptarët këtë ton shfrenues e tallës?! Vetëm vetvetes dhe vullnetit plot ‘dëlir’ për të qenë në pushtet. Kryeministër, kjo dobësi e shqiptarëve padyshim të jep elan por mos ju dëshiro shumë fat shqiptarëve atdhedashës, sidomos në mënyrë artistike, sepse do Universi të dëgjon e të krijohet nevoja e receptorëve mbrojtës nga ky instalacion!