Bisedimet mes Liverpool-it dhe Brighton-it nuk po bëjnë përparim. Pulëbardhat kanë refuzuar tashmë dy oferta, e fundit prej rreth 70 milionë eurosh, dhe po kërkojnë 93.5 milionë euro për sulmuesin nga Gambia.

Brighton duket se nuk është i gatshëm të ulë kërkesat e tij dhe vazhdon të kërkojë 80 milionë paund, afërsisht 93.5 milionë euro, për të liruar lojtarin.

Prandaj, për momentin, mbetet një diferencë e konsiderueshme mes ofertës dhe kërkesës, dhe bisedimet midis dy klubeve nuk po përparojnë.

The post 93 milionë euro, vjen kërkesa që shtang Liverpool-in appeared first on Telesport.