Pas mbajtjes së kongresit ku pesë subjekte politike u bashkuan në një, kryetari i VLEN Bilall Kasami u pyet nëse BESA, partia që ai e udhëhiqte para krijimit të VLEN, nëse ekziston si parti? Për këtë, Kasami tha se në fillim ideja ishte që të krijohet VLEN e të mbyllen të gjitha subjektet e tjera ekzistuese, por siç tha, ka një problem formalo-juridik në lidhje me të drejtat e subjekteve politike ekzistuese në lidhje me financimin dhe paraqitjen në zgjedhje.

Kasami tha se ligji nuk parasheh bashkimin e disa subjekteve në një dhe bartjen e të gjitha të drejtave të subjekteve paraprake, në subjektin e ri.

E për këtë, i pari i VLEN tha se juristët sugjerojnë që partitë të ekzistojnë deri në zgjedhjet e ardhshme që të mund të shpalosen programet në përputhje me Kodin Zgjedhor.