Ahmeti dhe Taravari janë takuar sy më sy, edhe atë 2-3 herë, tha kryetari i ASH-së Ziadin Sela në Click Plus. Sipas tij nuk është e vërtetë se ka pasur vetëm bisedë telefonike.
“Nuk janë biseda në telefon, sepse jam i informuar. Janë takime, 2-3 takime që i kanë bërë bashkërisht Ahmeti dhe Taravari. Kështu që nuk është bisedë në telefon. E keni ditë, po nuk ju kanë tregu? Jo, e kam ditur”, tha Ziadin Sela.
Por a ka gjasa që Taravari pas shkëputjes nga VLEN të bashkohet me FE?
“Në qoftë se dikush donë t’i bashkëngjitet FE këtë do të duhet ta deklarojë e atëherë do të deklarohemi edhe ne si eksponentë brenda FE// Kjo punë zgjidhet shumë lehtë. Nuk jam pjese e VLEN, por nqs do të ndodhte ndonjë lëvizje politike siç po ndodh tani, do ulesha me kryeministrin dhe do i thosha zgjidh rrugë, ose unë ose Arben Taravari, s’ka tjetër. // në një situate të tillë hipotetike, mos ndoshta vjen puna Izeti dhe këta tjerët të dalin nga Qeveria dhe të bëhen pjese e Frontit dhe jo Arbeni”, deklaroi Sela.
Sela foli edhe për mundësinë e bashkimit të ASH-së. Ai nuk e përjashtoi një mundësi të tillë, duke shtuar se ASH mund të bashkohet por pa Taravarin.
Ndërkohë përmes një statusi në facebook Taravari shkroi.
“Unë kam vetëm një busull orientimi: Popullin!
Ai është ndërgjegjja ime, zëri im, forca ime”, tha Taravari.
Deri më tani, Taravari nuk ka deklaruar se synon të bëhet pjesë e Frontit Europian, por ka thënë se në zgjedhjet lokale do të garojnë të vetëm.
