Vora ka barazuar 1-1 ndaj Skëndërbeut, në javën e pestë në Abissnet Superiore.

Korçarët e nisën më mirë takimin, duke gjetur golin që në minutën e 6-të, me Bismark Charles, por që u anullua për pozicion jashtë loje. Në minutën e 33-të, ishte Bernard Karrica që kaloi Vorën në avantazh me një gol fantastik nga goditja e dënimit, duke lënë në vend portierin e Skëndërbeut, Marko Alia. SHIKOGOLIN

Pjesa e parë mbyllet 1-0 për kryeqytetasit. Në minutën e 63-të, Vora mbetet me një lojtar më pak. Klaus Kashari merr kartonin e dytë të verdhë, pas një reagimi të tepruar ndaj arbitrit.

Në minutat e fundit të shtesës, Skënderbeu barazon shifrat me Bismark Charles nga pika e bardhë e penalltisë, pas një kontakti në zonë. Sfida mbyllet 1-1. Të dyja ekipet mbeten në vend numëro në renditje, Vora e teta, Skëndërbeu i nënti.

SHIKOPENALLTINE

The post Abissnet Superiore: Dramë në kryeqytet, Vorës i ikën fitorja nga duart në frymën e fundit (video) appeared first on Telesport.