Kryesfdia e javës së 9 në Abissnet Superiore mes Egnatias dhe Teutës është mbyllur 1-0 në favorin e kampionëve në fuqi. Në pjesën e parë mungoi goli, pavarësisht se nuk munguan rastet dhe mundësitë për të dyja skuadrat, por pa arritur dot t’i finalizojnë në mënyrën e duhur. Pjesa e dytë nis shumë keq për Egnatian, Eljon Sota pëson një dëmtim të rëndë dhe largohet mes lotësh me ambulancë nga fusha.
Sfida në Rrogozhinë u zhbllokua në minutën e 68-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë të rrogozhinasve dhe asistit të Ilir Grudës, ishte Daniel Adjessa që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur me të djathtën. SHIKOGOLIN
Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund. Egnatia fiton 1-0 dhe merr kryesimin e renditjes me 21 pikë. Teuta pëson humbjen e parë të sezonit dhe renditet e dyta me 20 pikë.
The post Abissnet Superiore: Egnatia i shkakton humbjen e parë Teutës dhe i merr kreun (video) appeared first on Telesport.
