Humbja e mbrëmshme e Juventus 2-0 ndaj Genoa, e treta në 9 javët e para në Serie A, e ka vendosur trajnerin Luciano Spalletti në një situatë tepër delikate. Orët dhe ditët e ardhshme te Juventusi mund të jenë vendimtare për të ardhmen e Spallettit.
Nëse Spalletti shkarkohet, Juventusi do të kishte dy mundësi: të emërojë menjëherë një trajner të profilit të lartë për të nisur një epokë të re, ose të sjellë një trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit. Antonio Conte dhe Didier Deschamps janë kandidatët kryesorë për opsionin e parë. Conte garanton rezultate, por kërkon një investim të madh financiar dhe ka pretendime të larta në tregun e transferimeve. Pronarët ende nuk ia kanë falur plotësisht kthesën e papritur që ai bëri në vitin 2014.
Një çështje tjetër është nëse Conte do ta pranonte një Juventus në një gjendje kaq të rëndë: në vitin 2025, ai zgjodhi të rinovonte me Napolin, duke e refuzuar Juventusin. Edhe Deschamps është një fitues dhe ka lidhje të forta me Juventusin e Torinon, por ai nuk ka drejtuar asnjë klub që nga viti 2012.
Stefano Pioli dhe Paulo Sousa janë kandidatët kryesorë për rolin e trajnerit të përkohshëm. Emri që Giovanni Carnevali ëndërron të sjellë është Simone Inzaghi, ish-trajneri i Lazios dhe Interit, i cili është nën kontratë me Al-Hilal në Arabinë Saudite deri në qershor të vitit 2027. Për të arritur deri te Inzaghi, duhet pritur fundi i këtij sezoni dhe sigurisht duhet të ketë një projekt bindës për të.
The post Spalletti në “fije të perit”. Te Juventus janë në mëdyshje, një trajner i madh që tani apo të presin Inzaghi-n? appeared first on Telesport.
