Luhen këtë mbrëmje dy ndeshjet e fundit të javës së parë në Abissnet Superiore. Në Rrogozhonë, kampionia në fuqi, Egnatia po përballet me Tiranën. Duke qenë se në mesjavë kanë ndeshjen e kthimit në play-offin e Europa League, Nevil Dede ka vendosur të lërë disa titullarë pushim për sfidën e sotme.
Pavarësisht mungesave, Egnatia po udhëheq 3-0 pas 45 minutave të para. Sfida në Rrogozhinë u zhbllokua shpejt, ku Diabate pas një depërtimi të bukur në zonë gjeti golin që në minutën e 9-të.
Në minutën e 29-të ishte Numan Ajetovikj, i cili shënoi me kokë golin e dytë, pas krosimit të Alessandro Albanese. Në minutën e 40-të, ishte Eljon Sota që shënoi golin e tretë, pas një aksioni që nisi nga goditja e këndit.
Në “Elbasan Arena”, po përballen Dinamo me Vorën. Në derbin e vogël kryeqytetas, edhe pse luhet Elbasan, Vora kaloi e para në avantazh, me aksionin e parë, në minutën e 10-të.
Pas një asisti fantastik të Bernard Karricës, ishte Briajan Gjyla që dërgoi topin në rrjetë. Goli i parë në Abissnet Superiore për sulmuesin e ri 19-vjeçar. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Vorën.
The post ABISSNET SUPERIORE: Egnatia me shumë mungesa, por nuk e diskuton Tiranën. Vora surprizon Dinamon appeared first on Telesport.
