Teuta ka marrë fitoren e dytë rresht, duke konfirmuar zërat se këtë vit do të jenë ekip pretendent për titullin, edhe pse realisht është ende herët për ta thënë këtë gjë. “Djemtë e Detit” kanë fituar 1-3 në transfertën delikate ndaj “Laçit”.

Durrësakët e nisën në mënyrë të shkëlqyer takimin, duke gjetur dy gola të shpejtë për tri minuta. Në minutën e 8-të, pas një aksioni të shpejtë Ardit Toli pengohet brenda në zonë nga portieri vendas Gabriel Guri. Arbitri kryesor i takimit, Enea Jorgji jep penallti. Godet kapiteni Sherif Kallaku, Guri kupton krahun, por topi përfundon në rrjetë. SHIKOGOLIN

Në minutën e 11-të, goditje dënimi për Teutën. Kroson në zonë Kallaku, mes rrëmujës në zone ishte nigeriani Daniel Wotlai i cili shtyn topin në rrjetë dhe i jep avantazhin e dyfishtë Teutës. SHIKOGOLIN

Në minutën e 37-të, Laçi kishte shansin e artë për të ngushtuar shifrat. Muço Boçi shkakton faull brenda zonës ndaj Elion Stafës, por goditja e Stiven Bibo nga pika e bardhë e penalltisë ndalet nga portieri france zi Teutës, Paulo Bernardoni. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Teutën.

Në minutën e 64-të, Bibo shlyen gabimin e bërë nga pika e bardhë e penalltisë dhe ngushton diferencën me një gol të jashtëzakonshëm nga distanca, duke rihapur takimin. SHIKOGOLIN

Pedro Martelo vulosi fitoren 1-3 për Teutën me golin e tij në fund të kohës së rregullt. SHIKOGOLI

The post ABISSNET SUPERIORE: Teuta me fitore të madhe në transfertën ndaj Laçit, supergoli i Bibo nuk mjafton (video) appeared first on Telesport.