Man. City ka fituar 1-0 ndaj Coventry në “Etihad”, sfidë e vlefshme për javën e tretë në Premier League. Rasti i parë i rrezikshëm i takimit ishte në minutën e 23-të, ky goditja e Rayan Cherki u ndal nga shtylla. SHIKORASTIN
Sfida u zhbllokua në minutën e 25-të, ku pas një krosimi në zonë të Antoine Semenyo, ishte i zakonshmi Erling Haaland që dërgoi me kokë topin në rrjetë. Ky është goli i 300-të për norvegjezin në nivel klubesh. SHIKOGOLIN
Nga minuta e parë në fushë blerja e bujshme e ditës së fundit të merkatos, Enzo Fernandez. Argjentinasi pati edhe një mundësi të mirë shënimi, por nuk e finalizoi dot me gol. Ai luajti për 75 minuta dhe u zëvendësua nga blerja tjetër e bujshme e merkatos së verës, algjeriani Ayyoub Bouaddi.
Ashtu si pjesa e parë, edhe pjesa e dytë u dominua nga “Qytetarët”, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund të takimit. Man. City fiton 1-0 dhe kryeson renditjen me 9 pikë të plota.
Në sfidat e tjera, Tottenham i Roberto De Zerbi mori pikën e parë për këtë sezon pas barazimit pa gola në transfertën ndaj Nottingham Forest. Brentford-Sunderland 1-1. Crystal Palace fitoi me përmbysje 2-3 në transfertën ndaj Fulham. Leeds-Brighton 1-1.
The post Debutojnë dy nga blerjet më të shtrenjta në histori, Man. City “kursehet” ndaj Coventry. Tottenham merr pikën e parë (video) appeared first on Telesport.
