Ish-mbrojtësi i Manchester United, Phil Bardsley, ka sugjeruar që Jose Mourinho do të transformojë rolin e Trent Alexander-Arnold në Real Madrid. Bardsley beson se ylli i Anglisë mund të vendoset në një pozicion të ngjashëm në mesfushë me David Beckham për të furnizuar Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior.

Trajneri portugez e provoi këtë gjë në miqësoren e pak ditëve më parë që Real Madrid barazoi 2-2 ndaj Fiorentinës dhe përshytpja e parë që Alexander Arnold la në këtë rol të ri, nuk ishte aspak e keqe.

“Alexander Arnold mund të luajë fare mirë si mesfushor i djathtë. Ai do të luante rolin që David Beckham luante dikur për Realin, duke i dhënë topa Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior për të vrapuar sepse Trent të gjen sido që të jetë.

Mendoj se Mourinho do ta shqyrtojë këtë dhe do të krijojë një rol të ndryshëm për Arnold, që me siguri do të përshtatet më së miri”, tha ish-mbrojtësi.

The post “Ai do të jetë David Beckham i ri”, ideja e çmendur që po qarkullon në Madrid appeared first on Telesport.