Kush do ta veshë fanellën me numrin 10 për kombëtaren argjentinase? Kjo është një nga temat më të diskutuara në prag të kësaj epoke të re, pasi ndeshjet e ardhshme do të jenë të parat pa Lionel Messi.
Mes lojtarëve të ‘Selección’ që kanë sugjeruar një pasardhës të mundshëm është Giuliano Simeone. Ai është i bindur se ky nder dhe kjo përgjegjësi duhet t’i takojë Julián Álvarez, shokut të skuadrës tek Atletico Madrid.
Sulmuesi shprehu publikisht mbështetjen për shokun e tij të skuadrës. “Nëse Julián ndihet gati për të mbajtur numrin 10 në kombëtare, do t’i shkonte për mrekulli. Ai i ka të gjitha cilësitë për ta mbajtur atë,” tha Giuliano Simeone për ESPN.
“Julian është një lojtar i jashtëzakonshëm me cilësi të mëdha. Ai e përfshin gjithë skuadrën në lojë, punon fort në mbrojtje, shënon gola. Është një lojtar i kompletuar. Nuk do të habitesha aspak nëse do të ishte pikërisht ai që do ta mbante atë“, tha Simeone.
The post “Ai e meriton të mbajë fanellën me numrin 10 të Argjentinës pas largimit të Messi” appeared first on Telesport.
