Mbrojtësi i djathtë i Malit të Zi, Milan Roganovic, ka përgëzuar Milanin për transferimin e Andrej Kostic, të cilin e përshkuan si “Harry Kane i Malit të zi”.
Në një intervistë për Milannews.it, Roganovic foli me fjalë të mëdha për ish-shokun e tij te Partizan Beograd, Andrej Kostic. 19-vjeçari malazez fillimisht do të jetë pjesë e Milan Futuro, po ish-shoku i tij i skuadrës mendon se do të luajë me ekipin e parë të kuqezinjve dhe do të shënojë 15 gola në sezonin e tij të parë në Serie A.
“Para së gjithash, ai është një person i mrekullueshëm dhe një futbollist i shkëlqyer. Ai më kujton Harry Kane. Është një djalosh që punon shumë çdo ditë dhe jam i bindur se do të bëjë gjëra të mëdha te Milan. Ai me siguri do të lërë gjurmën e tij.
Ai ka një gjuajtje të jashtëzakonshme nga distanca dhe është i uritur për gola. Qoftë brenda zonës apo jashtë saj, ai gjithmonë kërkon golin. Ai gjuan nga praktikisht çdo kënd në fushë
Andrej do të shënojë 10-15 gola në Serie A në sezonin e tij të parë, nëse luan rregullisht”, tha Roganovic.
The post “Ai është Harry Kane i ri dhe do të shënojë 15 gola për Milanin në sezonin e parë në Serie A” appeared first on Telesport.
