Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional “Pogradec–Qafë Thanë”. Rreth orës 11:30 minuta dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në afërsi të fshatit Pojskë. Goditja ka qenë e fortë ku automjetet janë shkatërruar totalisht. Si pasojë ka humbur jetën një 26 vjeçare ndërsa kanë mbetur të plagosur 4 persona të tjerë. Viktimë ka mbetur Elmedina Lloga, 26 vjeçe, banuese në Strugë , e cila udhëtonte si pasagjere. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e automjeteve dhe 2 pasagjere të tjerë që ndodheshin në automjetet e përfshira në përplasje. Të 4 të plagosurit janë dërguar në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia e madhe ose parakalimi i gabuar ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit të rëndë./Alsat.mk.
The post Aksident i rëndë në Pogradec, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga appeared first on Alsat.
