Milan i drejtuar nga Ruben Amorim e ka nisur me fitore sezonin e ri në Serie A. Kuqezinjtë mposhtën 1-2 Torinon në transfertë, në sfidën e luajtur në stadiumin Olimpik.

Rasti i parë i rrezikshëm dhe i vetmi në pjesën e parë ishte në minutën e 30-të, ku Samuel Chukwueze futet në zonë dhe gjuan nga lart drejt shtyllës së djathtë, por portieri vendas, Mascardi, bën një pritje të shkëlqyer.

Pjesa tjetër e ndeshjes ishte e qetë dhe pa ndonjë rrezik konkret. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Pjesa e dytë foli e gjitha për kuqezinjtë.

Sfida u zhbllokua në minutën e 64-të, ku Alphadjo Cisse gjeti golin, pas asistit të Adrien Rabiot. Ky është goli i parë në Serie A, për për sulmuesin e ri 19-vjeçar. SHIKOGOLIN

Dy minuta më pas ishte Rabiot që shtyu topin në rrjetë, pas krosimit në zonë nga Chukwueze.  Che Adams shënon golin e vetëm për vendasit në shtesë. Rezultati final, 1-2 për Milanin. SHIKOGOLIN2

Në sfidën tjetër në Bergamo, Atalanta e drejtuar nga Maurizio Sarri fitoi 2-1 ndaj Sassuolo, me golat e shënuar nga Giacomo Raspadori 6′ dhe Nikola Krstovic 65′. Për miqtë barazoi përkohësisht shifrat 1-1, Cas Odenthal, në minutën e 55-të.

The post Amorim e nis me këmbë të mbarë, Milan del me tre pikë nga Torino. Atalanta bën detyrën në shtëpi (video) appeared first on Telesport.