Barcelona ka nisur sonte në mbrëmje sezonin e ri në La Liga, në transfertën ndaj Elche. Pjesa e parë në stadiumin “Manuel Martínez Valero” është mbyllur 0-2 në favorin e katalanasve.
Sfida u zhbllokua në minutën e 14-të, ku protagonist ishte Raphinha. Braziliani u pengua brenda zonës, arbitri jep penallti. Raphinha e godet vetë penalltinë dhe topi përfundon në rrjetë. SHIKOGOLIN
Pjesa tjetër e lojës deri në fund të pjesës së parë ishte e qetë dhe pa ndonjë rrezik konkret për të dy ekipet. Në minutat shtesë, ishte Karim Adeyemi që gjeti golin, pas asistit të Raphinha. Ky është goli i parë për sulmuesin gjerman në La Liga.
Shqetësim për katalanasit ishte dëmtimi i Gavit në fund të pjesës së parë, në vend të tij u fut Pedri. Në vijim do të mësohet nëse është diçka serioze ose jo. Barcelona shkon në avantazhin e dyfishtë 0-2 në dhomat e zhveshjes.
The post Barcelona mbyll llogaritë ndaj Elche që në pjesën e parë. Shqetëson Gavi (video) appeared first on Telesport.
