Analizat e Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip për cilësinë e ajrit në Trubarevë thonë se nuk ka tejkalim të kufirit të ndotjes.

Matjet janë bërë gjatë periudhës 14 deri më 18 shtator, me kërkesë të Ministrisë së Ekologjisë, edhe atë 50 metra larg vendit të zjarrit, dhe 150 metra larg, në oborrin e shkollës fillore të fshatit. Rezultatet e pranisë së grimcave PM10 tregojnë se kanë qenë brenda kufirit të lejuar.

Janë bërë analiza edhe për elemente të tjera kimike, si bakri, zinku dhe plumbi të cilat gjithashtu kanë rezultuar brenda vlerave normale për zonat urbane. Ndërkohë nga Ministria e Ekologjisë thonë se rekomandohet monitorim i vazhdueshëm pranë vendit të zjarrit, veçanërisht gjatë aktiviteteve të pastrimit dhe rehabilitimit të zonës.

 

The post Analizat e Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip për cilësinë e ajrit në Trubarevë thonë se nuk ka tejkalim të kufirit të ndotjes appeared first on Alsat.