Carlo Ancelotti, trajneri i Brazilit, është prekur publikisht nga një video surprizë, gjatë një interviste për “Ge.Globo”, ku nipërit e tij i dërguan një mesazh emocionues: “Gjysh, shko dhe fitoje Kupën e Botës!”

Në video, fëmijët i shprehen mbështetje të plotë: “Gjysh, jemi të gjithë me ty. Shpresojmë që ta fitosh Botërorin”. Njëri prej tyre ishte më specifik: “Shpresoj ta mundim Francën dhe Spanjën.” Tjetri shtoi: “Të dua shumë, dua të fitojmë Botërorin!”

I prekur nga momenti, Ancelotti u shpreh: “Shumë bukur. Familja më ndihmon mua dhe lojtarët, sidomos në një moment kaq të rëndësishëm si Kupa e Botës”.

Brazili në Botërorin 2026 është shortuar në Grupin C, ku do të përballet me Marokun më 14 qershor, Haitin më 20 qershor dhe Skocinë më 25 qershor. Përgatitjet kanë nisur mirë, pasi Brazili mposhti Panamanë 6-2 në miqësore, me gola nga Vinicius, Casemiro, Rayan, Lucas Paquetá, Igor Thiago dhe Danilo.

 

The post Ancelotti përlotet nga mesazhi i nipërve: Gjysh, jemi të gjithë me ty. Shko dhe fitoje Kupën e Botës 2026! appeared first on Telesport.