Barcelona ka konfirmuar se i ka dërguar një ofertë zyrtare Atlético Madridit për Julián Álvarez, sipas “Mundo Deportivo”. Oferta, 100 milionë euro, u dërgua me e-mail te Mateu Alemany. Fabrizio Romano e bëri publike më herët, ndërsa Atlético e mohoi, duke e quajtur “edhe një gënjeshtër tjetër”. Barça e pranon ekzistencën e ofertës dhe e trajton si operacion normal merkatoje, pa konflikt publik.
Nga “Camp Nou” nuk duan polemika dhe kërkojnë qasje profesionale, ndërsa nuk u pëlqyen reagimet e Atlético Madridit që përmendën çështjen “Negreira”, regjistrimet e Olmo dhe Pau Víctor, si dhe postime të tjera në rrjetet sociale.
Julián Álvarez, me kontratë deri më 2030 dhe klauzolë 500 milionë euro, thuhet se dëshiron largimin dhe e ka shprehur përmes agjentit Fernando Hidalgo, i cili u takua me Barcelonën në hotelin “Torre Melina”. Ai nuk e ka përjashtuar kurrë Barçën në intervista, teksa Atlético ka të drejtë të mos e shesë. Barça thotë se gjithçka është brenda rregullave të merkatos dhe se nuk ka deklarata publike nga Laporta, Deco apo Flick.
The post Atletico Madridi i quajti “gënjeshtra”, Barcelona e konfirmon: Po, kemi bërë ofertë për Julián Álvarez appeared first on Telesport.
