Fati i keq vazhdon të ndjekë George Russell. Piloti britanik i Mercedes, pasi u detyrua të tërhiqej pak xhiro nga fundi në garën e zhvilluar në Sepang, duke mos marrë asnjë pikë, do ta nisë garën e ardhshme në Singapor nga vendi i fundit.
I dyti në renditjen botërore për pilotë (86 pikë pas Antonelli), Russell u detyrua të tërhiqej të dielën e kaluar në Sepang për shkak të një defekti elektrik në njësinë e fuqisë së Mercedes. Por ky problem lë pasoja edhe për garën e radhës.
Në makinën e tij Mercedes W17 po instalohet një njësi e re fuqie dhe kjo do të sjellë një penalitet, pasi do ta nisë nga vendi i fundit garën e Singaporit. Kjo e bën edhe më të vështirë sfidën e tij për titullin kampion.
Për fat të keq, pista qytetase e Marina Bay ofron shumë më pak mundësi për parakalime krahasuar me një pistë tradicionale, si ajo ku garoi shoku i tij i skuadrës, Kimi Antonelli, në Monza saktësisht një muaj më parë.
The post Antonelli merr një “asist”, rivali kryesor për titullin do ta nisë nga vendi i fundit garën e Singaporit appeared first on Telesport.
