Gazetari Nicolo Schira raporton se Galatasaray është në negociata për transferimin e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli.
Ismajli konsiderohet si zëvendësues i mundshëm për Victor Nelsson, danezi i cili ka vendosur të kalojë te Roma në kampionatin italian. Ky i fundit ka qenë lojtar kryesor dhe vendi bosh nuk plotësohet lehtë, por eksperienca e Ismajlit do të ishte garanci për ekipin turk.
Ismajli luan tek Empoli dhe ka fituar simpatinë e shumë skuadrave italiane. Si një lojtar që nuk ankohet kurrë dhe rrallë bën gabime, mbrojtësi kuqezi ka përpara edhe një shans tjetër për të siguruar një kontratë të majme.
The post Ardian Ismajli kërkohet jashtë Italie, gazetari i njohur zbulon klubin ku pritet të transferohet appeared first on Telesport.